Kuskus me fruta deti (Video)


Kuskus me fruta deti (Video)

21:54 28/01/2019

Përbërësit:

200 gr kuskus

200 gr midhje

6 karkaleca

1 kallamar

1 sepje

1 lugë çaji curcuma

1 domate

1 gotë verë

hudhër

kripë dhe piper

Përgatitija:

Në një tenxhere vendosim 200 gram ujë në të cilin shtojmë curcuma. Në një tas vendosim kuskusin, hedhim në të kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i përziejmë. Pasi ngrohim ujin e shtojmë tek tasi ku kemi vendosur kuskusin dhe e mbulojmë me qese kuzhine. Vendosim për disa sekonda në ujë të nxehë domaten për t’i hequr lëkurën, më pas i marrim vetëm pjesën e tulit dhe e presim në kubikë të vogla. Pastrojmë të gjitha frutat e detit, i presim hollë dhe  i marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe me nga një thelp hudhër. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe fillojmë i skuqim fillimisht sepjet, më pas shtojmë kallamarin dhe karkalecat. Pasi skuqen për pak i shuajmë me verë të bardhë dhe shtojmë edhe domaten e prerë në kubikë dhe më pas i hedhim në tasin e kuskusit dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Përbërjen e vendosim në tasa balte dhe e vendosim për pak minuta në furrë dhe shtojmë mbi të farat e domates dhe pak majdanoz dhe është gati për t’u shërbyer.

/tvklan.al






Të ngjashme