13:31 26/12/2013 Ata kanë më shumë se dy vite bashkë dhe miqtë e tyre shprehen se martesa mes yjeve të ekranit të madh, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis është e pashmangshme. Zërat të shumtë deklarojnë se çifti i Hollywoodit po planifikon dasmë brenda vitit që vjen.
Kutcher dhe Kunis njihen prej 15 vitesh dhe që nga koha kur u lidhën marrëdhënia e tyre është bërë gjithnjë e më e fortë. Aktori 35-vjeçar, gjatë këtyre dy viteve të fundit, ka qenë i zënë procedurat e divorcit me aktoren 50-vjeçare, Demi Moore, çështje e cila u zgjidh përfundimisht në nëntor të këtij viti.