Kuvend në kushtet e karantinës
Votohen ndëshkimet dhe masat kundër Covid-19
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare për herë të parë pas izolimit dhe masave kufizuese të marra me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19. Në seancë votohet për aktet normative dhe masat e reja shtrënguese përmes ndryshimeve të Kodit Penal.
Kjo nuk do të jetë një seancë normale, pasi deputetët do të grumbullohen në sallën e Kuvendit me masa mbrojtëse si maska, doreza e dezinfektantë. Ata do të qëndrojnë në një distancë minimumi 1.5 metra larg njëri-tjetrit.
Pritet që seanca të zgjasë 2 orë për të votuar 22 nisma ligjore duke filluar nga ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative që janë nënshkruar nga ministrja e Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19, rishikimi i buxhetit të 2020, lirimi i një kategorie të dënuarish dhe shtyrja e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset.
Tv Klan