Kuvendi i Shoqatave ( 23 Tetor 1999)
Evidentim në fushën e traditës, vlerave historike, patriotike dhe kulturore. Është ky objekti i Kuvendit të Parë Historik të Shoqatave të Shqipërisë së Mesme, të cilat shpallin sot publikisht krijimin e një institucioni të vetëm. Qyteti i Durrësit u bë pritësi kryesor i Shoqatave Tirana, Durrësi, Elbasani, Kruja e Kavaja, shoqata këto të përfshira në këtë bashkim. Shumë shpejt pritet të aderohen dhe shoqata të tjera si Peqini dhe Shijaku.
Por nuk do të kemi vetëm nga Shqipëria e Mesme. Karakteristika tradicionale e banorëve të këtyre trevave do ti shërbejë më shumë brezit të ri. Një sensibilizim i të gjithë anëtarëve për tu ingranuar më tepër në zgjidhjen e problemeve dhe të jenë më tepër pjesëtarë në vetëqeverisje.
Lidhja e Shoqatave të Shhqipërisë së Mesme është një kontribut për çeshtjen kombëtare. Këtu përfshihet një pjesë e interesave të atdheut. Shoqata mbron interesat e komunitetit qytetar. Të gjithë krerët e shoqatave të rretheve pjesëmarrës në Kuvend, zotohen për zgjidhjen e problemeve sipas normave dhe të drejtave e lirive të njeriut.
Demokracia nuk ndërtohet duke mohuar traditën, kulturën dhe civilizimin, ndaj këto shoqata u bëjnë thirrje forcave politike të punojnë më shumë për zgjerimin e mendimit civil./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti