Kuvendi mblidhet në seancë të enjten


Kuvendi mblidhet në seancë të enjten

12:19 18/03/2019

Seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë do të mbahet të enjten në orën 10.00. Kjo  është vendosur nga Konferenca e Kryetarëve e mbledhur paraditen e sotme.

Nuk ka ende një reagim nga opozita, lidhur me qëndrimin e saj në këtë ditë, nëse do të thërrasë apo jo protestë para Parlamentit si edhe në javët e kaluara.

Pas protestës se 16 Marsit, opozita nuk ka deklaruar asnjë datë për manifestimin e radhës.

Tv Klan






Të ngjashme