Kuzhinier në shtëpi për Krishtlindje


Kuzhinier në shtëpi për Krishtlindje

23:45 19/12/2018

Jemi në prag Krishtlindjesh, që për traditë është festa që kalohet në tryezën familjare. Dhe ushqimi është protagonist i festave të fundvitit, rrjedhimisht edhe ai që gatuan për të gjithë.

Në lidhje më këtë gjë, tendenca e momentit që po merr shumë popullaritet është kuzhinieri që vjen në shtëpi për të gatuar, sigurisht kundrejt një pagese. Pra në Krishtlindje as restorant, as lodhje e tepruar nën furnellat e kuzhinës dhe as ushqim me catering, por prenotim i një chefi të vërtetë që vjen direkt në shtëpi dhe gatuan vaktin e rëndësishëm.

Sipas studimeve të tregut gjithnjë e më tepër kërkohen të tillë për shërbimet e kuzhinës pranë familjeve, dhe kjo ndodh kryesisht për mungesë kohe që është problem parësor në vendet e zhvilluara në epokën që jetojmë. Sipas statistikave rezulton se në shtetet perëndimore, kërkesat për një shef në shtëpi janë rritur më 30% në 6 muajt e fundit.

Fillimisht dakordësohet menuja dhe kohëzgjatja e gatimit mes dy palëve dhe të zotët e shtëpisë mund t’i dedikohen miqve me kohë të plotë apo edhe blerjeve të fundvitit.

Klan Plus






Të ngjashme