Ky është restoranti më i vjetër në botë


Ky është restoranti më i vjetër në botë

02:17 08/02/2018

Ky është restoranti më i vjetër në botë. Në kryeqytetin e Spanjës, restoranti me emrin “Botin”, ka rreth 293 vite që ka hapur dyert për të gjithë klientët.

Njerëz nga e gjithë bota e vizitojnë këtë restorantin, i cili është themeluar që në vitin 1725. Një veçanti e këtij biznesi është dhe qilari ku ruhen verërat,pasi është ndërtuar që në vitin 1590.

Restoranti “Botin” shquhet për gatimet tradicionale spanjolle në furrën e druve.

Ajo çka preferohet më shumë nga klientët, është mishi i derrit i pjekur në furrë. Menaxheri i këtij biznesi qindravjeçar shprehet se ndihet krenar për faktin se recetat e gatimeve tradicionale janë ruajtur brez pas brezi.

Klan Plus






Të ngjashme