“Ky jam unë, ju pëlqen ose jo”
Një adoleshent, i cili pësoi djegie në gati 90 përqind të trupit, ka marrë guximin të publikojë një foto të tij në internet.
Troy MacKinlay iu dha më pak se 5 përqind shanse për të mbijetuar, pasi një qiri u bë shkak për një zjarr në shtëpinë e gjyshes së tij në Shildon, Durham, vitin e shkuar. Pavarësisht se konsiderohej si një ndër rastet më të rënda që mjekët në Spitalin e Newcastle kishin parë ndonjëherë më parë, 19 – vjeçari i la ata pa fjalë, duke mbijetuar dhe duke u përmirësuar nga dita në ditë. Troy i kërkoi motrës Abra Wood që të postonte fytyrën e tij në rrjetet sociale, për t’i treguar të gjithëve se nuk i vjen turp për pamjen e tij. Vetë e motra, duke folur për “Daily Mail” tha: “Troy më kërkoi që t’i bënim një foto dhe ta postonim në profilin e tij në Facebook dhe të shkruanim: Ky jam unë, ju pëlqen ose jo. Kjo është fotografia e vetme që i kemi bërë prej 15 javësh. Jam tmerrësisht krenare për të”
. Që nga momenti i postimit të kësaj fotoje, Troy ka marrë me mijëra mesazhe pozitive e inkurajuese./tvklan.al