Ky nuk është një varrim si gjithë të tjerët
Përgjatë 14 viteve të fundit, Vera Lucia da Silva ka patur një ëndërr të pazakontë… të mbajë varrimin e saj ndërkohë që është ende gjallë.
44 – vjeçarja e realizoi këtë ëndërr dhe kaloi 24 orë në arkivol, teksa familjarët dhe miqtë “vajtonin” për humbjen e saj. Sipas britanikes “Metro”, gruaja u shpreh se kjo ishte dita më e lumtur e jetës së saj. Pavarësisht se shumë ishin kundër idesë së Verës, gjatë gjithë ditës miq e të njohur erdhën për ta vizituar atë në shenjë mbështetjeje. Vera, një shtëpiake e cila nuk ka fëmijë, shpjegoi se të realizonte varrimin e saj ishte një ëndërr e vjetër dhe që nuk do ta kishte besuar kurrë se do të bëhej realitet.“Doja ta bëja një gjë të tillë prej 14 vitesh. Kam kaq shumë kohë që pres dhe nuk mund ta besoj që më në fund dëshira ime u realizua.”
“Ftova miqtë dhe familjen time dhe asnjëri prej tyre nuk e besonte, mendonin se bëja shaka”,
shpjegon ajo më tej. E megjithatë, njerëzit e dashur të 44 - vjeçares erdhën dhe teksa morën pjesë në këtë "varrim", ata bënë edhe fotografi të shumta me të “ndjerën”. Ndonëse të vetëdijshëm që Vera ishte shëndoshë e mirë, disa prej të pranishmëve u përlotën, ndërsa të tjerë shpërthyen në të qeshura nga skena e çuditshme. /tvklan.al