Kylie Jenner dhe Travis Scott rikthehen bashkë?
Kylie Jenner dhe Travis Scott i dhanë fund marrëdhënies së tyre në muajin Shtator dhe pas ndarjes ruajnë marrëdhënie mjaft të mira me njëri-tjetrin.
Sipas mediave rozë, ata shihen shpesh pranë njëri-tjetrit , kjo edhe për shkak të vajzës së tyre Stormi.
Ata zgjodhën që të vizitonin Woodland Hills, vendi më gjigand i trampolinave. Të lumtur dhe të buzëqeshur së bashku me vajzën e tyre.
Ndoshta takimet e shpeshta mund të shihen si një ribashkim mes tyre.
Kujtojmë se ata i dhanë fund lidhjes së tyre pasi Kylie dëshiron të zgjerojë familjen, ndërsa Travis është përqëndruar në maksimum tek karriera e tij.
Klan Plus