Kylie Jenner shpallet sërish miliarderja më e re “self-made” në botë


Kylie Jenner shpallet sërish miliarderja më e re “self-made” në botë

12:10 09/04/2020

Kylie Jenner për herë të dytë është shpallur miliarderja më e re “self-made” në botë.

“Forbes” publikoi listën e saj vjetore të miliarderëve botëror dhe perandoria e Jenner, “Kylie Cosmetics” vlerësohet 1.2 miliardë dollarë.

Jenner u bë pjesë e listës së miliarderëve në Mars 2019. Në Nëntor të vitit të kaluar, 22-vjeçarja shiti 51 përqind të aksioneve të “Kylie Cosmetics” te gjigandi i bukurisë “Coty Inc”, për 600 milion dollarë.

Marrëveshja, e cila u mbyll në Janar, e vlerëson biznesin e saj në rreth 1.2 miliardë dollarë. Jenner është një nga vetëm dhjetë miliarderët në botë aktualisht nën moshën 30 vjeç./tvklan.al






Të ngjashme