La Liga kampionati më i fortë në botë
Për të shtatin vit radhazi që prej 2010, La Liga votohet si kampionati i futbollit më i fortë në botë. Me klubet si Real Madrid, Barcelona, Sevilla dhe Atletico Madrid, në majat e futbollit në Europë, Primera Division konsiderohet si një prej kampionateve më të mirë, nga konkurrenca e skuadrave, rezultatet e tyre brenda dhe jashtë Spanjës.
Për habi të të gjithëve në vend të dytë renditet kampionati kolumbian i futbollit. Kjo për shkak të klubit Atletico nacional që për momentin kuotohet si më i miri në botë.
Në renditjen e Institutit të Historisë dhe Statistikave në futboll, në vend të tretë është kampionati francez, i ndjekur nga Bundesliga gjermane dhe më pas Argjentina. Premier League zë vendin e 6 ndërsa Serie në të tetin. Superliga shqiptare renditet në pozicionin e 63.
Tv Klan