La Liga refuzon çekun 222 mln euro


La Liga refuzon çekun 222 mln euro

16:15 03/08/2017

La Liga organizmi i futbollit profesionist spanjoll do të luftojë deri në fund për të mbajtur futbollistin Neymar në kampionat.

Avokati i lojtarit Juan de Dios Crespo, iu drejtua mëngjesin e kësaj të enjteje selisë qendrore të La Liga për të depozituar çekun prej 22 milionë eurosh, në mënyrë që të paguhej klauzola e prishjes së njëanshme të kontratës, por i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë dhe i ndjekur nga të gjitha mediat spanjolle, avokati doli duar bosh.

La Liga refuzoi këtë depozitim dhe sipas mediave spanjolle argumenti ishte se ky veprim vinte në diskutim fair-play financiar të PSG.

Nga ana tjetër, sipas një prej drejtuesve më të lartë të La Liga, pagesa e klauzolës së shitjes është një e drejtë ekskluzive e klubeve spanjolle të futbollit, por mbi të gjithë refuzimi i çekut u bë pasi prejardhja e 222 milionëve ishte e paqartë.

Një ditë më parë mediat spanjolle raportuan se Neymar do të luajë sezonin e ardhshëm tek PSG, ndërsa ato franceze shkruanin se futbollisti do të prezantohet të premten.

Tv Klan






Të ngjashme