La Liga, shtyhet nisja e sezonit të ri


La Liga, shtyhet nisja e sezonit të ri

17:00 10/09/2020

Federata kundër Ligës, ndeshje vetëm në fundjavë

Pritej të niste këtë të premte, por La Liga spanjolle do të shtyhet për t’u luajtur në fundjavë. Ndeshja Granada-Atletic Bilbao, ishte programuar për të qenë hapëse e sezonit të ri, por më vendimin e Federatës, inaugurimi do të vijë të shtunën në orën 16:00 në takimin Eibar-Celta Vigo. Federata Spanjolle e futbollit kundërshton në këtë mënyrë ligën.

Kjo e fundit kërkonte që ndeshjet të luheshin në harkun e 4 ditëve, duke filluar të premten dhe duke përfunduar të hënën. Por Federata beson se zhvillimi i ndeshjeve vetëm në fundjavë do të mund të sillte menaxhim më të mirë të sfidave, si dhe më shumë të ardhura për arkat e klubeve.

Gjithashtu, kampionët në fuqi, Real Madrid, por edhe Barcelona, Atletico Madrid dhe Sevilla nuk do të zbresin në fushë normalisht për takimin e javës së parë, kjo për shkak se Liga i ka dhënë leje të pushojnë për shkak se sezonin e shkuar e mbyllën më vonë se skuadrat e tjera për shkak të impenjimeve në Europë.

Këto vendime kanë sjellë shumë konfuzion në radhët e ekipeve, por edhe në kalendarin e La Liga, që si shumica e kampionateve do të nisë pa praninë e publikut.

Tv Klan






Të ngjashme