“La Vikinga” nis lundrimin e saj të parë drejt Malit të Zi (23 Qershor 2000)


“La Vikinga” nis lundrimin e saj të parë drejt Malit të Zi (23 Qershor 2000)

14:37 23/06/2000

Udhëtimet turistike tani janë i vetmi argëtim për të kaluar ditët e nxehta të verës. Kështu agjensitë turistike ofrojnë jo vetëm kalimin e pushimeve në vendet orientale dhe egzotike, por edhe ato ballkanike. Një anije e ” La Vikingëve” udhëton nga e premtja deri të dielën drejt Malit të Zi.

Por, jo vetëm në fundjavë, një guidë ditore realizohet të dielave nga mëngjesi në darkë. Riviera bregdetare e Malit të Zi si dhe disa qytete turistike si Tivari, Ulqini, janë zgjedhur enkas për më shumë mundësi argëtimi. Vera e sivjetshme e cila po regjistron temperatura të larta, që tani ka filluar të shënojë shifrat e turistëve shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt bukurive të plazhit./tvklan.al






Të ngjashme