Laboratori i ri në Korçë, ekzaminimi i HIV AIDS – (12 Prill 2001)


Laboratori i ri në Korçë, ekzaminimi i HIV AIDS – (12 Prill 2001)

09:52 12/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Sëmundja vdekjeprurëse e SIDA-s në prefekturën e Korçës, ka marrë katër jetë njerëzish. Këta persona ishin ekzaminuar si të infektuar në Greqi e Itali. Tre vjet më parë SIDA, por edhe sifilizi e HIV-i, nuk ekzaminoheshin në laboratorin bakteriologjik të Korçës. Tani këto analiza mund të kryhen nëpërmjet testeve për ekzaminimin e tyre, të cilat janë dhuruar nga OBSH.

Vetëm këtë vit në këtë laborator, janë kryer 176 analiza për sifiliz dhe 102 për HIV. Një kujdes i veçantë i kushtohet edhe testimit dhe analizave të gjakut tek gratë shtatzëna, pasi sëmundjet e mesipërme janë të transmetueshme nga nëna tek fëmijët./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme