Sekuestrohen pasuritë e Admir Hoxhës


Sekuestrohen pasuritë e Admir Hoxhës

14:57 04/02/2019

Pasuritë e Admir Hoxhës, i shpallur në kërkim si ideatori dhe finacuesi i laboratorit të drogës në Has i shkatërruar gjatë operacionit “Vol-Vo 4” janë sekuestruar nga prokuroria. Gjykata e Krimeve të Renda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për bllokimin e resort “Adori” cili ndodhet në Rinas dhe nje makinë. Këto pasuri, sipas prokurorisë, dyshohet se janë produkt i aktivitetit kriminal të Hoxhës, kryesisht në trafikun e drogës drejt Europës.

Pasuritë nuk mund të tjetërsohen nga pronari i tij deri në një vendim tjetër të gjykatës i cili mund t’i konfiskojë apo t’i lirojë nga sekuestro. 43-vjeçari, i cili ende nuk është arrestuar, sipas prokurorisë ka organizuar punën për ngritjen e laboratorit në Has. Ai është personi që ka takuar ne hotel “Ador” kosoaverin Xhemal Sala dhe dy turqit Iskander Saleh e Nedjet Cesuroglu.

Ky i fundit u gjet i vdekur në Prishtinë dy muaj më parë. Këta persona kanë sjellë në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e heroinës dhe kokainës, ndërsa Admir Hoxha kishte ngritur të gjithë infrastrukturën në një shtëpi në Has. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë bashkërenduar punën për prodhimin e drogës.

Tv Klan






Të ngjashme