Laç, inagurohet Poliklinika e re (5 Nëntor 1999)
Qyteti i Laçit më në fund me me poliklinikë të re. Për rikonstruktimin e poliklinikës së re në Laç ka financuar shoqata italiane “Intersoft”. 14 milionë lekë kanë shërbyer për rrethimin e jashtëm, rrjetin elektrik, suvatimet dhe kompletimin me pajisjet e nevojshme.
Ndërsa gjelbërimi për të dhënë vërtet pamjen e një institucioni do të bëhet nga Karitasi Francez. Në përurim ishin Zëvëndës Ministri i Shëndetësisë, Prefekti, përfaqësues të shoqatës të cilët kanë shprehur se dhe në të ardhmen do të bashkëpunojnë sërish me këtë qytet.
Po në këtë qytet 3 milion lekë nga fondet e shtetit kanë mjaftuar për të ndrequr rrjetin e ujit të pijshëm të lagjes numër 3. Ndërhyrja në tubacionet nga konsumatorë të shumtë është dhe shkaku kryesor i mungesës së ujit në këtë zonë. Mbetet i pazgjidhur furnizimi me ujë i një lagjeje tjetër e cila ka që në vitin 1997 që ujin e mbart me kova./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti