Laç, rruga e shkatërruar (30 Maj 1999)
Rruga nacionale drejt Veriut mbetet në gjendje të mjerueshme. Rruga nga Tirana për në qytetet e Veriut është shndërruar në një tmerr të vërtetë për shoferët që udhëtojnë aty çdo ditë. Ndërkohë që pritet të përfundojë autostrada e Veriut shoferët janë të detyruar të kalojnë në këto rrugë me gropa. Pjesa më e dëmtuar është në hyrje dhe dalje të Laçit. Fillon në Mamurras deri te Uzina e Superfosfatit.
Madje këtu rruga ka humbur sensin e asfaltimit. Mungojnë policët e qarkullimit dhe ka marrë pamjen e një rruge fshati dhe tepër të humbur. Mjaft njerëz të cilët duan të kalojnë një fundjavë në bregdetin lezhian i pengon rruga. Ndërkohë Ministrja Shuli duhet të mendojë edhe për këto rrugë ku mungon plotësisht asfalti./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj