Lady Gaga akuzohet për plagjiaturë
I kërkohen miliona Dollarë dëmshpërblim
E pëlqyer në mbarë botën dhe e vlerësuar si kënga më e mirë origjinale në një film duke fituar çmimin Oscar në edicionin e 91-të të Academy Awards, “Shallow” mund të rezultojë e kopjuar.
Lady Gaga po përballet me akuzat e me një kantautori jo shumë të njohur i cili pretendon se melodia e këngës së “A star is born” u vodh nga një këngë që ai e publikoi në vitin 2012.
Ndonëse bëhet fjalë vetëm për një vijë me tri nota të këngës “Almost”, Steve Ronsen dhe avokati i tij po kërkojnë miliona e miliona Dollarë në një marrëveshje, duke kërcënuar se do të dalin publikisht me pretendimet e tyre.
Nga ana tjetër, ekipi juridik i Gagës thekson se ylli I popit nuk do të tërhiqet nga beteja e saj ligjore, pasi duket qartazi që kënga “Almost” nuk tingëllon aspak si “Shallow”.
Sipas tyre e vetmja gjë që Ronsen po kërkon me këto akuza është të fitojë para në kurriz të një artisti të suksesshëm.
Tv Klan