Lady Gaga ndahet nga Taylor Kinney
Lady Gaga dhe i fejuari i saj, Taylor Kinney, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 5-vjeçare. Sipas TMZ, burime të afërta me çiftin thonë se ata i kanë ndarë “rrugët” në fillim të këtij muaji, por nuk dihet se kush e ka marrë këtë vendim.
Gaga dhe Kinney kanë qenë dukshëm larg njëri-tjetrit kohët e fundit. Gaga është parë pa unazën e saj të martesës javën e kaluar në Malibu, në të njëjtën ditë kur Taylor festoi ditëlindjen e tij të 35-të. Ajo është në Cabo tani, pa unazë.
/tvklan.al