Lady Gaga së shpejti me këngë të reja, flet producenti
Lajme të mira vijnë për të gjithë fansat e “monstër” Lady Gaga. Ylli i muzikës pop, e cila nuk ka lëshuar një album solo pothuajse në tre vite, thuhet se është duke punuar me disa këngë të reja, me producentin e saj të përhershëm të muzikës, më të cilin ka bashkëpunuar me hitet, “Just Dance”, “Poker Face” dhe “LoveGame”.
“Gjithçka di është që ne kemi realizuar tetë këngë të mëdha”, t
ha producenti, duke shtuar se këngët e reja do të jenë
“përzierje e muzikës klasike dhe asaj moderne”
RedOne, emri i të cilit është Nadir Khayat, vazhdoi duke folur për fuqinë e yllit Gaga, duke vënë në dukje se ajo është këngëtare e madhe.
“Më kujtohet kur e kam takuar Gaga-n për herë të parë, i thashë gruas, kjo do të jetë Madona e ardhshme. Kjo ishte ajo çfarë ndjeva”
. Pavarësisht se ai është ngacmuar në lidhje me hitet e reja, ai ka preferuar ta mbajë sekret duke sugjeruar fansat që të presin pak./
tvklan.al