Lagjia pa emër në qytetin e Gjirokastrës (14 Shkurt 2001)


Lagjia pa emër në qytetin e Gjirokastrës (14 Shkurt 2001)

14:37 14/02/2001

Kjo lagjie në Gjirokastër numëron 3-5 mijë banorë. Askush nuk e di shifrën e saktë pasi asnjëherë nuk është kryer ndonjë regjistrim apo ndarje administrative të saj. Banorët e kësaj lagje janë të ardhur nga zonat e gjithë rajonit të rrethit të Gjirokastrës. Gati 50% të banorëve të saj janë ajo pjesë migruese e shoqërisë që vijnë nga zonat rurale në qytet.

Një pjesë e banorëve të kësaj lagjeje për nevoja të ngutshme të nivelit ekonomik mjaft të ulët, janë sistemuar në mjediset e ish reparteve ushtarake apo vendqëndrimet të ushtarakëve të dikurshëm. Një pjesë tjetër në mjediset e ish teqesë së dikurshme. Mirëpo lagjia pa emër të bën të kuptosh që gjithçka këtu të bën të kuptosh se gjithçka këtu zhvillohet në një anarshi të vërtetë.

Rrugët, ndriçimi, rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ujit të pijshëm mungojnë. Ndërkohë që 600 fëmijët e lagjes nuk kanë asnjë shkollë fillore ku të mësojnë. Këtyre u shtohet dhe skamja e familjeve që jetojnë këtu të cilat jetojnë sipër varreve në pronat e tyrbes./tvklan.al






Të ngjashme