Lajçak: Koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses
Miroslav Lajçak i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, shprehet se bisedimet duhet të përfundojnë me sukses.
Në një postim në Twitter, Lajçak shkruan se si sot 10 vite më parë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mirëpriti gatishmërinë e BE-së për të ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve.
“Sot janë saktësisht 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Është koha që ai të përfundojë me sukses” shkroi Lajçak.
Today marks 10 years since #UNGA welcomed the readiness of the 🇪🇺 to facilitate a process of dialogue between Belgrade and Pristina. It’s high-time to bring it to a successful end.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 9, 2020
Tashmë dialogu Kosovë-Serbi është në një fazë përfundimtare, pasi është nënshkruar marrëveshja për normalizimin e ekonomisë dhe palët shprehen se janë afër arritjes së paktit për njohjen reciproke./tvklan.al