Lajçak viziton Kosovën


Lajçak viziton Kosovën

10:20 17/06/2020

Marrëveshje afatgjatë me Serbinë

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka ardhur në Kosovë për të biseduar me krerët e institucioneve të shtetit rreth rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai pas takimit me presidentin tha se BE ka qasje serioze sa i përket rajonit e posaçërisht arritjes së një marrëveshjeje finale ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

“Synoj arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse dhe afatgjate që zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi. Takimi me Thaçin ishte shumë konkret, e njoftova me planin, elementet dhe metodologjinë”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kritikuar BE-në për vonesa në rastin e Kosovës posaçërisht liberalizimin e vizave.

Thaçi pret koordinim ndërmjet SHBA-së dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi në mënyrë që të mos ketë vonesa në arritjen e marrëveshjes finale.

Lajçak ka takuar edhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmanin dhe Kryeministrin Avdullah Hoti.

“Si Kuvend kemi miratuar shumë rezoluta që duhet të respektohen nga qeveria që s’ka negocim për territorin, sovranitetin e rendin tonë të brendshëm”.

Lajçak e vizitoi për herë të parë Kosovën në cilësinë e të dërguarit të BE-së për bisedime, ndërsa pala kosovare do të udhëtojë për në Uashington ku në Shtëpinë e Bardhë më 27 Qershor do të takohen me palën serbe që shënon edhe rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndërsa mbetet të shihet nëse do të koordinohen këto dy fuqi me qëllim që ky dialog të prodhojë rezultate me arritjen përfundimtare të marrëveshjes.  

Tv Klan






Të ngjashme