Lajm i mirë për ata që preferojnë makaronat dhe picat
Adhuruesit e makaronave dhe të picave duhet të gëzohen, sepse sipas një studimi të ri salca e gatuar e domates në fakt mund të ndihmojë për të përmirësuar aktivitetin e probiotikëve në zorrë.
Studiuesit në Spanjë përdorën salcën e domates për të zbuluar se si antioksidantët ndërveprojnë me bakteret e mira në zorrë.
Domatet vlerësohen si një ushqim i shëndetshëm për shkak të nivelit të lartë të likopenit, një antioksidant i fuqishëm që mund të mbrojë dhe riparojë trupin nga dëmtimi i shkaktuar nga sëmundjet.
Për më tepër, studimet e mëparshme kanë provuar se domatet kanë veti probiotike, të cilat punojnë për të rritur aktivitetin e baktereve të shëndetshme në zorrë.
Për të kryer studimin, ata përdorën domate në formë dardhe, të cilat kanë një përmbajtje më të lartë të likopenit dhe në mënyrë specifike ekzaminuan se si një nga pigmentet bakteriale kryesore që ndikojnë në shëndetin e zorrëve, Lactobacillus reuteri, do të bashkëveprojë me antioksidantët që gjenden në salcën e domates dhe nëse procesi i gatimit do të ndikonte te rezultatet.
Rezultatet, të botuara në revistën
Journal of Function Foods,
vërejtën një humbje të antioksidantëve gjatë procesit të tretjes, si për salcat e papërpunuara dhe ata të gatuara të domates.
Megjithatë, studimi gjithashtu zbuloi se antioksidantët që gjenden te salca e domates rrisin efektet pozitive të Lactobacillus reuteri./tvklan.al