Lajme nga bota (27 Qershor 1999)
Lajme nga bota: Një bombë ka shpërthyer sot në Gjermani duke shkaktuar plagosjen e 16 personave. Të plagosurit ishin gjermane. Akoma nuk dihen shkaqet. Deri të mërkurën është afati i fundit që i është dhënë Kryeministrit Protestant Dejvid Trimbill për krijimin e Qeverisë së Re të Irlandës së Veriut. Kryeministri Britanik Bler dhe ai Irlandez Ehern janë shprehur mjaft optimistë për një marrëveshje të mërkurën në Belfast.
Mblidhet sot në Rio de Zhaneiro takimi i nivelit të lartë mes 48 vendeve Evropiane dhe të Amerikës së Jugut. Në këtë samit do të diskutohen marrëdhëniet e reja për shekullin e ri mes dy kontinenteve.
Gjatë samitit pritet të nënshkruhet një dokument për shkëmbimin e lirë në shumë nivele të jetës ku më i rënndësishmi do të jetë ai ekonomik. Për sigurinë e këtij samiti Qeveria Braziliane ka mobilizuar 7 mijë policë./tvklan.al