Lajme nga bota, Berçko, piloti, Londër, Çernobili, aspirina (6 Mars 1999)


Lajme nga bota, Berçko, piloti, Londër, Çernobili, aspirina (6 Mars 1999)

11:15 06/03/1999

Lajme nga bota : Statusi i qytetit serbo mysliman të Berçkos është përcaktuar por kjo s’do të thotë se problemet morën fund. Berçko është qytet neutral autonom i kontrolluar dhe nën përgjëgjësinë e Komunitetit Ndërkombëtar, tha spanjolli Karlos Uestendor, i cili e bëri të njohur vendimin për Berçkon.

Në këtë qytet banojnë dy komunitete ato serbe dhe myslimane. Përfaqësuesi i serbëve të Berçkos tha se kjo zgjidhje është e papranueshme për komunitetin serb.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgjegjëse për rënien e teleferikut në Cernisë të Kavalezes, ka bërë të ditur para gazetarëve Presidenti i Amerikës Bill Klinton. Vendimi i fundit tha Kryeministri Italian Dalema, ka krijuar përshtypjen se nuk do të ketë një përgjigje ndaj përgjegjësve të ngjarjes.

7 persona të vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një shtëpi trekatëshe në Londër.

Sot filloi punë reaktori i tretë i Centralit Bërthamor të Cernobilit. Ky central do të mbyllet brenda vitit ’99, ndonëse autoritetet ukrainase kërkojnë ta mbajnë hapur vetëm njërin prej reaktorëve.

Sot aspirina mbush 100 vjeë. Shpikësi i saj është Feleks Hofman ndërsa prodhuesi i parë kompania e njohur gjermane Bayer./tvklan.al

Gazetar: Altin Hazizaj






Të ngjashme