Lajme nga bota Bota, borë, akull, Shreder, Niagara (11 Janar 1999)
Lajme nga bota: Nata e mbrëmbshme ka shënuar në Siçili kapjen e 20 personave të implikuar me vrasjen që tronditi këtë qytet dhe Italinë në 2 Janar. Mes këtyre 20 të kapurve janë dhe një dy persona që vranë krejtësisht gjakftohtë 5 persona në një bar të Siçilisë nga mosha 20 deri 23 vjeçare. 3 nga viktimat ishin të njohurit e vrasësve ndërsa dy të tjerët nuk kishin lidhje me të. Mendohet se vrasja është bërë për larje hesapesh mes grupeve mafioze.
Presidenti i Komisonit Evropian Zhan Santer është takuar sot me kancelarin gjerman Schreder. Gjermania që në 1 Janar 1999 ka marrë presidencën e Unionit Evropian. Në tavolinën e bisedimeve do të jenë problemet e Unionit Evropian si ndryshimet në financa, problemet fiskale të cilat do të shqyrtohen kryesisht për vendet perëndimore dhe mesdhetare të Evropës. Të gjitha këto debate dhe bisedime do të cojnë në krijimin e një pakete të unionit e cila do të jetë gati për aprovim në Mars.
Bora dhe akulli po sulmon Evropën. Franca, Spanja por dhe Italia po ndjejnë pasojat e ngricës së vitit të fundi të këtij mijëvjeçari. Franca në disa zona të saj ka patur probleme serioze me energjinë elektrike dhe me transportin por për francezët shqetësues është dhe fakti se si do t’a kalojnë kafshët këtë të ftohtë. Në Spanjë janë po të njëjtat probleme. Bora dhe i ftohti kanë mbuluar Madridin, vendet baske dhe një pjesë të mirë të vendit./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori