Lajme nga bota, Çeshtja Ocalan (30 Maj 1999)
Lajme nga bota: Kryetari i Partisë Punëtore të Kurdistanit 50 vjeçari Abdulla Ocalan, gjykohet nga Gjykata e Sigurimit të Shtetit të Ankarasë për cënim të integritetit territorial të Turqisë dhe për 15 vjet luftë të armatosur të ndërmarrë nga organizata e tij në juglindje të Anadollit e banuar në pjesën më të madhe nga popullsia kurde.
Ligji turk parashikon dënim me vdekje për këtë akuzë. Shumë udhëheqës evropianë kanë bërë thirrje për një proces të drejtë të kryetarit të lëvizjes kurde. Dhjetëra të huaj janë autorizuar të asistojnë privatisht në proces pasi Turqia nuk ka pranuar vëzhguesit ndërkombëtar gjatë zhvillimit të gjyqit./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori