Lajme nga bota, Dagestan, anija e përplasur ( 24 Gusht 1999)
Dagestani mbetet konflikti më i nxehtë i Rusisë tani për tani. Janë zhvilluar gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të sotëm, luftimet më të ashpra mes forcave islamike rebele dhe ushtarëve rusë. Këta të fundit kanë arritur të pushtojnë një fshat strategjik i konsideruar si pika e fortë e rebelëve. Moska zyrtare flet për 1000 zyrtarë nga ana e rebelëve ndërkohë që sipas burimeve jozyrtare mësohet se me qindra është numri i ushtarëve të vrarë rusë.Kreu i guerrilave ka bërë të ditur për një ofensivë të re që do të nisin trupat e tyre në veri në vendit.
Ende kërkime për incidentin e sotëm të ndodhur në Angli nga përplasja e një anije norvegjeze me 2400 pasagjerë në bord dhe një anije çisternë me 16 anëtarët e saj në bord. Si pasojë e përplasjes janë lënduar vetëm 3 pasagjerë të anijes norvegjeze e cila tashmë është kthyer në Doven. Problemi serioz i përplasjes ishte se anija çisternë mbante në bord lëndë të rrezikshme. Pas përplasjes në anije kanë nisur flakët të cilat kanë arritur të fashiten pas ndërhyrjes emergjente të ekuipazhit./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori