Lajme nga bota, Gjibraltari, dynënshtetësia, Fisher (12 Shkurt 1999)


Lajme nga bota, Gjibraltari, dynënshtetësia, Fisher (12 Shkurt 1999)

15:51 12/02/1999

Lajme nga bota: Gjibraltari territori ekstrem i Gadishullit Iberik është kthyer në mollë sherri mes Spanjës dhe Britanisë. Një deputet britanik mendon se zgjidhja e vetme mund të jetë vendosja e luftanijeve britanike në brigjet e Gjibraltarit. Shefi i diplomacisë spanjolle ka deklaruar se gjithsesi Gjibraltari mbetet në Spanjë.

Në Gjermani vazhdojnë replikat për dhënien e dynënshtetësive të qytetarëve të huaj të cilët i plotësojnë kushtet. Ministri i Jashtëm Gjerman Joshka Fisher ka zhvilluar një vizitë në Izrael dhe Palestinë. Për shefin e diplomacisë gjermane e rëndësishme është që mes dy vendeve të funksionojë realisht paqja./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme