Lajme nga bota, Indi, Angli, Kuvajt (5 Korrik 1999)


Lajme nga bota, Indi, Angli, Kuvajt (5 Korrik 1999)

15:41 05/07/1999

Lajme nga bota: Më shumë se tre mijë protestante kanë dalë sot në një marshim tradicional në Drumkri. Për të parandaluar ndonjë përplasje mes protestantëve dhe katolikëve ishte vendosur një kordon me 2 mijë ushtarë britanike dhe policë.

Indianët kanë pushtuar një pikë strategjike në kodrën e Tigrit. Kashmiri është vendosur nën presionin e luftës nukleare mes dy vendeve.

Klinton ka pritur Kryeministrin e Pakistanit Sharif për tu përpjekur të gjejë një rrugë drejt qetësimit të situatës. Pas dënimit prej 8 vitesh në burgun e Singaporit, Nik Leason ka vuajtur vetëm tre vjet e gjysëm dhe është liruar.

Opozita kuvajtiane ka fituar zgjedhjet e fundit në Kuvajt. Gratë nuk kanë marrë pjesë por politikanët kanë deklaruar se në zgjedhjet e vitit 2003 do të pranojnë votën e grave./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme