Lajme nga bota, Indonezi, Turqi, Indi (20 Prill 1999)


Lajme nga bota, Indonezi, Turqi, Indi (20 Prill 1999)

11:49 20/04/1999

Lajme nga bota: Dje një bombë e vendosur në një Xhami në Indonezi e ka shkatërruar plotësisht atë duke provokuar rritjen e dhunës së myslimanëve kundër katolikëve. Sot një Kishë Katolike është djegur tërësisht nga zjarri i vënë prej myslimanëve.

Presidenti Habibi u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi por pa sukses. Partia e Kryeministrit aktual Bylent Ecevit ka arritur fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare në Turqi. Dje ai ka paraqitur dorëheqjen para Presidentit Sulejman Demirel por besohet se ai do formojë qeverinë e ardhshme turke.

Fitore në zgjedhje kanë arritur edhe islamikët. Sonja Gandi e veja e ish Kryeministrit Indian të vrarë vite më parë sot ka deklaruar zyrtarisht se Partia e saj Fronti Kombëtar është e gatshme të krijojë qeverinë e re në Indi./tvklan.al

Gazetar: Altin Hazizaj






Të ngjashme