Lajme nga bota, Itali, Irlandë, Toni Bler në Kinë (06 tetor 1998)
Prodi po insiston për të shpëtuar qeverinë e tij nga kriza. Atij i duhen të paktën 317 vota për të arritur këtë. Gjatë takimit të tij ne Firenze me presidentin francez dhe homologun e tij ,Prodi bisedoi rreth politikës kombëtare dhe kryesisht gjendjes në Kosovë . Gjithashtu ndihen dhe përpjekjet e tij për të shpëtuar qeverinë e cila ishte shumë pranë dështimit.
Xherri Adams ka shkuar në Spanjë për të sjellë shembullin e paqës në vendet Baske. Lideri Irlandës do të zhvillojë një takim dy ditor në Bilbao të Spanjës për të sjellë mesazhin e paqes. Në fjalën e tij, Adams tha se duhet shumë impenjim për të arritur rikthimin e paqes.
Klinton rrezikohet të vihet nën akuzë nga Dhoma e Kongresit Amerikan. Ai do të akuzohet per 15 dëshmi të rreme por dhe për shfrytëzimin e fondeve nga partia e tij gjatë fushatës elektorale. Klinton do të jetë i treti president në historinë e SHBA që vihet nën akuzë.
Toni Bler ka arritur në Pekin për një vizitë zyrtare. Gjate vizitës së tij në Kinë ai do të vizitojë dhe Hong Kongun që nuk është vizituar që pas kalimit në varësi të Kinës.
Pamje Itali kryeministri Prodi, takimi me presidentin Francez Shak Shirak. Takimi Prodi-Skalfaro. Xherri Adams në Spanjë, Toni Bler në Pekin./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori