Lajme nga bota, Kili Zvicër Belgjika (23 tetor 1998)


Lajme nga bota, Kili Zvicër Belgjika (23 tetor 1998)

11:35 23/10/1998

Çështja “Pinocet” ka patur zhvillime të reja. Në Kili vazhdojnë protestat kundër arrestimit të tij. Policia është angazhuar totalisht për parandalimin e zhvillimeve të padëshiruara që mund të marrin ngjarjet në Kili. Shkrimi në “New York Times” nga Margaret Theçer për lirimin e Pinocetit  ka patur reagime të shumta. Ministri i Jashtëm Kuk, i ka kërkuar Theçer që të lërë drejtësinë të kryeje punën e saj.

Zvicra ka deklaruar se do të mbyllë pesë centrale nukleare. Nuk është vendosur data fikse për mbylljen e tyre por për të vendosur se kur, u mblodh një komision dejtues i përbërë nga drejtues të cetraleve , anëtarë të organizatave ekologjiste dhe përfaqësus shtetëror. Tani çdo gjë mbetet në dorën e qeverisë zviceriane.

Parlamenti Belg ka miratuar reformën totale për Rendin.  Policia duhet të bashkëpunojë me xhandarmërinë dhe degët e Policisë Federale me policinë territoriale si një trup i vetëm. Nga policët kjo reformë është pritur me skepticizëm pasi janë konfuzë se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen, pra kush do të komandojë.

Pamje Kili protesta, Margaret Thecer, Ministri i Jashtëm Britanik Robin Kuk, Londer. Pamje centralesh Zvicer. Belgjike policia./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme