Lajme nga bota Kongo, USA, Irlanda e Veriut (23 Gusht 1998)
Lajme nga bota: Keishasa vazhdon të jetojë në ethet e luftës dhe t’i kalojë netët në errësirë. Rebelët kanë kohë që mbajnë në duart e tyre centralin elektrik i cili furnizon kryeqytetin me energji elektrike. Megjithatë ka momente kur kryeqytetit i vijnë dritat. Sipas Radios Kombëtare në një tavolinë bisedimesh të propozuar nga Mandela, Uguanda dhe Ruanda e pranuan agresionin e tyre ndaj Kongos.
Blindohet obelisku në nder të Presidentit të parë amerikan Xhorxh Uashington. Masat e sigurisë me blloqe betoni janë marrë për të parandaluar rrezikun evident të shpërthimit të ndonjë autobombe. Turistët që vijnë për të parë obeliskun, tashmë do ta shohin vetëm pas blloqeve të betonit.
Vazhdojnë manifestimet antimerikane në Sudan dhe Afganistan. Dje Ambasada Britanike në Sudam u rrethua nga qindra sudanezë të cilët dogjën flamurin britanik në shenjë proteste për mbështetjen që morën nga Londra për bombardimet. Presideti i Sudanit bën thirrje për manifestime paqësore./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori