Lajme nga bota, Kozman, Kongresi Hebrejve (17 Shkurt 1999)
Lajme nga bota: Policia Rumune ka arrestuar Miron Kozman, njeriun i cili ka udhëhequr revoltën e rumunëve në vitin 1991 dhe që një muaj më parë preu turmën e minatorëve drejt Bukureshtit.
Kongresi Ndërkombëtar i Hebrejve po vazhdon punën e tij për rimarrjen e pasurive dhe fondeve për të kaluar në llogari të viktimave të nazizmit. Tani radha i ka ardhur Gjermanisë për të dëmshpërblyer punën e mijëra njerëzve për llogari të Volsvagenit, BMW e disa firmave të tjera.
Kancelari Shreder ka vendosur që të zhbllokojë fondet dhe të mbyllë njëherë e mirë problemet e Gjermanisë me hebrejtë. Sekretari i Kongresit të Hebrejve ka deklaruar se pas Zvicrës e Gjermanisë është radha e Francës për të dëmshpërblyer të gjitha veprat e artit hebre./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori