Lajme nga bota, Kuba, Rusia (14 Gusht 1999)
Një delegacion me kongresmenë amerikanë i kryesuar nga Tom Deshen po viziton ishullin e Kubës. Kjo është hera e parë që një delegacion i nivelit të tillë viziton ishullin që pas Revolucionit 1959. Delegacioni është pritur në aeroportin e Havanës nga Kryetari i Parlamentit të Ishullit. Këta kongresmenë do të kenë takime me një grup desidentësh si dhe me liderin e revolucionit Fidel Kastro. Do të diskutohen marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shtimi i marrëdhënieve tregtare.
Burime nga Rusia bejnë të ditur se gjatë luftimeve në Dakistan kanë vdekur mbi një mijë civilë. Konflikti në zonën e Kaukazit Verior ka filluar që prej një jave mes guerilasve çeçenë dhe trupave qeveritare. Kanë mbetur të vrarë 4 ushtarë rusë dhe 13 janë plagosur.
Sot nëpër rrugët e kryeqytetit të Irlandës së Veriut kanë manifestuar protestantët. Dje qindra katolikë kanë përkujtuar fitoren që tre shekuj më parë kanë arritur ndaj protestantëve.
Janë liruar gjashtë pengje në Liberi. Kanë qënë të gjithë përfaqësues të shoqatave humanitare që ndihmonin në furnizimin me ushqime për popullsinë civile. Ata janë mbajtur peng nga një grup i forcave të armatosura për çlirimin e Liberisë të cilët kishin kërkuar një shumë prej 10 mijë dollarësh për lirimin e tyre./tvklan.al