Lajme nga bota Levinski Irlanda e Veriut,Kongo (19 Gusht 1998)
Monika Levinski deklaroi sërish për disa shpjegime lidhur me dëshminë që Klinton dha para disa ditëve.Sot në shtypin amerikan janë botuar artikuj të ndryshëm rreth ‘seks- skandalit’ të Klintonit.Shumë prej gazetave trajtojnë faktin që Klinton menjëherë pas dëshmisë së Levinksit u paraqit para shtypit në Kopshtin Rozë të Shtëpisë së Bardhë duke vazhduar me këmbëngulje mohimin e marrëdhënieve me Monika Levinski.Pritet përgjigjia e FBI-së për përfundimi e testit të ADN-së në provat intime të cilat kadorëzuar Levinski.
Sot qytetarët e Irlandës së Veriut manifestuan për paqen .Në duar ata mbanin qirinj në shenjë nderimi për viktimat e shkaktuar nga shpërthimi I bombës të shtunën e kaluar.Po prapë vazhduan dje bisedimet e zyrtarëve të lartë irlandez,bisedimet të cilat ishin për ndryshimin e masave ndaj terrorizmit. Kryeministri Irlandez deklaroi se duhet të deklarojë popullit qetësinë e cila shkatërrohet nga goditjet e grupeve terroriste.Në ceremoninë e funeraleve të djeshme merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit politike të Irlandës, duke demonstruar kështu solidaritet përballë një krimi të tillë.
Rebelët Kongolez bënë të ditur se kanë pushtuar një qendër kyçe garnizoni pranë kryeqytetit Kinshasa të mërkurën në mbrëmje. Burimet vendase bëjnë të ditur se Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos ,Kabila kishte dërguar disa mijëra mijëra trupa përfshirë dhe Gardën Presidenciale që e tërhoqi nga provinca e tij. Sipas Bambsës ,e cila kryeson Këshillin Politik të SADC-së,organizata ka vendosur të mbështesë ushtarakisht regjimin e presidentit Kabila për të luftuar kryengritjen.
Afrika e Jugut ,kryetare e rradhës e organizatës Botswana ,anëtare tjetër e SADC-së ,janë shprehur nga ana e tyre për bisedime politike. Presidenti Jug-Afrikan ,Nelson Mandela deklaroi të mërkurën se qëndrimi I vendit të tij është I qartë .“Ne nuk do ta keqësojmë gjendjen duke dërguar forca ushtarake.”Ndërkohë gjendja në Kongo vazhdon të jetë e tensionuar.
Një amerikane pranoi mbrëmë të operohet e para në lidhje direkte me internetin .Ajo u operua nga zemra dhe çdo hap i mjekëve të saj që nga hyrja e saj në sallë u lidh dje direkt me internetin. Siç e ndjekim janë pamjet nga ndërhyrja kirurgjikale në zemren e pacientës amerikane.Ndërsa këto janë pamje nga lindja e parë direkt në internet ,e cila u realizua në qershor të këtij viti./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori