Lajme nga bota, minatorët, Pinoçeti, Klinton (19 Janar 1999)


Lajme nga bota, minatorët, Pinoçeti, Klinton (19 Janar 1999)

14:33 19/01/1999

10 mijë grevistët minatorë të Rumanisë mundën të kapërcejnë një pengese të ngritur nga forcat e rendit dhe të vazhdojnë marshimin e tyre të protestës gjatë Bukureshtit. Pas një nate të qetë kanë qëndruar ballë për ballë me grevistët, forcat speciale të policisë kanë qëndruar kundër minatorëve në orën 08:00 duke hedhur granata lotsjellëse. Atëherë minatorët u grupuan dhe u sulën kundër forcave të rendit të cilët u tërhoqën duke lejuar kështu grevistët të kapërcejnë pengesën.

Protesta për vendimin e Lordëve Angleze për rishikimin e çeshtjes së imunitetit diplomatik të Pinocetit. Dje prokurori i çeshtjes Jones e ka quajtur të pavlefshëm kartën e imunitetit pasi Pinoçet ka kryer krime dhe përpara se të vinte në pushtet. Ndërsa gjyqtari spanjoll i çeshtjes Garsia ka theksuar dhe njëherë se Pinoçet është akuzuar për vrasje, tortura dhe genocide.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton mbajti fjalimin e vitit para deputetëve dhe senatorëve të cilët dëshirojnë shkarkimin e tij. Përpara hyrjes në sallën e kongresit Klinton ka deklaruar se do të diskutojnë vetëm mbi pikat e fjalimit që kanë të bëjnë me ekonominë, shëndetin dhe financat amerikane pa lejuar që të flasin për çeshtjen e vendosjes në akuzë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme