Lajme nga bota, NATO, Sarajevë, Rusi, aksidentin Çikago (16 Mars 1999)
Lajme nga bota : Sot në mëngjes flamurët e Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë janë ngritur në oborrin e zyrave qëndrore të NATO-s në Bruksel. Në këtë ceremoni zyrtare merrnin pjesë kryeministrat e tre vendeve si dhe sekretari i përgjithshem Havier Solana.
Çekia, Hungaria dhe Polonia u bënë anëtarë të NATO-s të Premten e kaluar pas nënshkrimit të dokumentit në Uashington.
Një atentat sot në qender të Sarajevës ka plagosur shumë rëndë Zëvëndësministrin e Punëve të Brendshme të Republikës Kroato Boshnjake. Deputetët e Dumës Ruse kërkojnë shkarkimin nga detyra të Presidentit të Rusisë Boris Jelçin si të paaftë.
Kryeministri Primakov po përpiqet me negociata të zgjidhë këtë konflikt të ri. Pesë të vdekur dhe rreth 200 të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të një treni në portat e Çikagos./tvklan.al
Gazetar : Altin Hazizaj