Lajme nga bota, Papa, Londër, Belgjikë (12 Qershor 1999)


Lajme nga bota, Papa, Londër, Belgjikë (12 Qershor 1999)

12:24 12/06/1999

Lajme nga bota: Sot në mëngjes Papa gjatë turneut të tij në Poloni, rrëshqiti dhe u rrëzua, duke u çarë në kokë. Sipas zëdhënësit të Vatikanit, Papa është mjekuar dhe në vendin e plagës është qepur me tre kapëse. Aksidenti ndodhi në Ambasadën e Vatikanit në Varshavë ku qëndron Papa por ky aksident nuk e pengoi atë të shkonte në qytetin jugor të Sandomjerezit për të zhvilluar një meshë.

Turistët evropianë të apasionuar për të ngarë autobusë dykatësh, karakteristike e Britanisë. Shoferët që ngasin këta autobusë janë tepër të kualifikuar. Për përzgjedhjen e tyre bëhet një seleksionim i rreptë. Për njërin nga shoferët e këtyre autobusëve, të ngasësh një autobus të tillë ndonjlherl tl duket se je astronaut.

Belgjikës embargo jo vetëm për mishin por dhe per produkte të tjera ushqimore. Në Itali e disa vende europiane dje ka nisur sekuestrimi i biskotave, çokollatave dhe mallrave me qumësht të ardhur nga Belgjika. Kryeministri belg i bën thirrje popullit të tij, ushqehuni me mallrat tona./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme