Lajme nga bota, rikthet hetimi për Bill Klinton (18 Dhjetor 1998)


Lajme nga bota, rikthet hetimi për Bill Klinton (18 Dhjetor 1998)

16:18 18/12/1998

Sot Dhoma e Kongresit Amerikan ka nisur procesin ose jo nën akuzë të kryemisitrit amerian Bill Klinton. Akuzat e ngritura nga republikanët instistojnë në faktin që Klinton ka mohuar lidhjen me Monika Levinskin dhe ka penguar zhvillimin e procesit të hetimit rreth tij. Ndërsa vetë Klinton para gazetarëve që e pyesin rreth çeshtjeve të shumëpërfolur të Levinskit duket jo fort i sigurt për vendimin e Dhomës së Kongresit Amerikan.

Dje një numër i madh njerëzish që e mbështesin presidentin Klinton kanë demonstruar për rikthimin e gjykimit të tij. Por duke u nisur nga fakti se shumica e Dhomës së Kongresit është republikane, e ka të vështirë të kalojë provën e vënies në akuzë. Ndërsa Hilari Klinton në një darkë të organizuar mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë ka thënë : ” Jam krenare veçanërisht në këto momente që të përfaqësoj një burrë, të përfaqësoj bashkëshortin dhe partnerin tim si dhe presidentin tonë.”/tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme