Lajme nga Bota, Rumani minatorët, Pinocet, Jelcin (18 Janar 1999)


Lajme nga Bota, Rumani minatorët, Pinocet, Jelcin (18 Janar 1999)

08:48 18/01/1999

Në Rumani ka nisur revolta e minatorëve të cilët kërkojnë paga më të larta si dhe rishikimin e planit të Qeverisë për minierat. Sot minatorët e zonës perëndimore të Rumanisë janë nisur nga qyteti i tyre në Bukuresht duke sfiduar kordonet e policisë si dhe autobuset që ka vënë në dispozicion për ta Ministria e Transportit.

Sot Dhoma e Lordëve angleze është mbledhur për të shqyrtuar çeshtjen e imunitetit diplomatik të ish liderit kilien Augusto Pinocet. Vazhdon telenovela politike e kësaj çeshtjeje.Ka qënë i pranishëm dhe gjykatësi spanjoll Baltazar Garsia.Reagimet kanë nisur në Londër nga protestuesit, njerëz të prekur nga regjimi diktatorial i Pinocetit.Ndërsa ky i fundit në një intervistë ka deklaruar se do të ndjekë fatin e tij dhe nëse ai cakton që do të vdesë larg Kilit.

Kreu i Rusisë, Jelçin ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore provokuar nga një ulçer në stomak. Dalja direkte në televizionin rus për të përshëndetur popullin e tij me rastin e Vitit të Ri nuk i ka sjellë fat Jelsin i cili ka dy vite që po kalon prova të vështira me shëndetin e tij./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme