Lajme nga bota Rusi-Bjellorusi, SHBA (26 Dhjetor 1998)
Lajme nga bota: Në Rusi dhe Bjellorusi nënshkrimi i bashkimit të dy republikave sllave. Presidentët e dy vendeve Boris Jelsin dhe Aleksandër Lukashenko firmosën aktin përfundimtar të krijimit të një republike të vetme. Nga kjo pritet të unifikohet edhe monedha e dy vendeve. Reagimet për këtë bashkim kanë qënë të ndryshme pasi Opozita Ruse dhe ajo Bjelloruse e kanë kundërshtuar me protesta.
Në SHBA dy senatorë demokratë janë duke përpiluar çeshtjen e mocionit Levinski ndaj Bill Klintonit.
Industrialisti Britanik Richard Branson është i kënaqur nga fluturimi i tij me balonë rreth botës pa ndaluar edhe pse ky udhëtim përfundoi me një disfatë nga moti i keq./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori