Lajme nga bota, Rusia, Kolumbia, Luanda (2 Shkurt 1999)


Lajme nga bota, Rusia, Kolumbia, Luanda (2 Shkurt 1999)

08:46 02/02/1999

Qeveria Ruse vendosi shtyrjen e vendimeve me vdekje deri në një vendim të Parlamentit. Asnjë Gjykatë nuk mund të dënojë më me vdekje deri në një vendim të prerë të Dumës Ruse.

Qeveria Kolumbiane bëri të ditur se do të japë një ndihmë suplementare 343 milion dollarë për rindërtimin e qytetit të Armenias. Këto fonde do të caktohen për rindërtimin e banesave, shkollave, spitaleve, rrugëve dhe për riparimin e rrjeteve të ujit e elektricitetit.

20 vetë gjetën vdekjen kur një aeroplan privat u përplas në periferi të kryeqytetit angolez, Luanda.

Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu e krahasoi konkurentin e tij socialist Ehud Barakun, me Adolf Hitlerin./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme