Lajme nga bota, Shreder, Klinton, Filipine (09 tetor 1998)
Pas vizitës në Francë,Kancelari gjerman Shreder ka nisur vizitën e tij në Amerikë. Kësaj rradhe ai shoqërohet nga Joshka Fisher. Ata kanë udhëtuar me aeroplanin i cili mban emrin e Kancelarit të parë gjerman. Gjatë vizitës në Amerikë ata do të takohen me drejtuesit e Bankës Botërore si dhe me presidentin Amerikan Bill Klinton. Fisher është prononcuar në media përsa i përket Kosovës duke iu drejtuar Millosheviç të garantojë të drejtat njerëzore dhe të respektojë Rezolutën e Këshillit të Sigurimit.
Kongresi Amerikan vendosi që presidenti Klinton të vendoset nën akuzë me 258 vota pro dhe 176 kundër. Pra Klinton është presidenti i tretë në historinë e Amerikës i cili vihet nën akuzë. Ndërkohë Klinton ka reaguar duke thënë se procedura e vënies në akuzë duhet të fillojë sa më shpejt sepse amerikanët janë lodhur dhe duan fundin e kësaj historie.
Një gjykatë filipineze e ka dënuar me vdekje një pedofil anglez i cili para dy vitesh përdhunoi një vajzë 12 vjeçare. Pedofili britanik pretendonte të ishte i pafajshëm por gjykata e vendosi për të dënimin me vdekje.
Pamje Kancelari gjerman Shreder duke hipur ne avion, pamje Joshka Fisher. Pamje nga Konkresi Amerikan, Bill Klinton./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori