Lajme nga bota Uragani Mitch, Anglia , Kaledonia e Re (08 Nëntor 1998)
Lajme nga bota: Ndonëse duket sikur gjithçka po i rikthehet normalitetit, pasojat që la uragani Mitç duken gjithandej ku ai ka kaluar. Njerëz pa shtëpi, kufomat që uji nxjerr në breg, janë pamja më e zakontë që sheh në NIkaragua dhe Honduras, dy vendet më të prekura nga uragani. Shoqatat humanitare po punojnë për normalizimin e gjendjes dhe parandalimin e epidemive.
Ambasadori Francës mori pjesë në ceremoninë në nder të atyre që sakrifikuan dhe luftuan për Anglinë gjatë Luftës së Parë Botërore. Në këtë ceremoni u dekoruan 13 veteranë britanikë ku i vetmi i mbijetuar mori dje personalisht dekoratën e legjionit të nderit. Konflikti Angli- Francë që nga Lufta Botërore akoma shkakton polemika e ndërsa për Francën falja është larg, Britania nderoi ushtarët e saj.
Kaledonia e Re votoi me një shumicë votash në një referendum për ta futur ishullin e Paqësorit të pasur me nikel, në rrugën e autonimisë nga Franca. Pas 10 viteve paqe e stabilitet, Kaledonia e Re po kthehet me vendosmëri drejt të ardhmes së saj.
Pamje nga përmbytjet e Uraganit Mitç, viktima. Angli pamje nga ceremonia e dekorimit./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori