Lajme nga bota, zgjedhjet në Turqi, Italia (18 Prill 1999)
Lajme nga bota: Në Turqi po zhvillohen votimet për të zgjedhur anëtarët e rinj të Parlamentit Turk si dhe të gjithë drejtuesit lokale. Pretendenti kryesor për të fituar këto zgjedhje është kryeministri aktual Bylent Ecevi që kryeson Partinë Socialiste Turke. Presidenti Turk Demirel që votoi herët në mëngjes kishte një shpresë të vetme që në fuqi të mos ktheheshin përsëri islamistët.
Në Itali janë hapur qendrat e votimit që herët në mëngjes për një Referendum. Italianëve ju kërkohet të vendosin nëse do të ndryshojnë sistemin e tyre elektoral apo jo.
Që prej dy ditësh Ishulli i Timorit Lindor të pushtuar nga Indonezia 23 vjet më parë gjendet nën terror. Shumë prej politikanëve timorezë kanë kërkuar pavarësinë e këtij ishulli gjë që vazhdon të kundërshtohet nga Qeveria Indoneziane./tvklan.al
Gazetar: Altin Hazizaj